Sport

Partizani, fitore 'si e Pirros'! Cara goditet me shishe nga tifozët e Kukësit, verilindorët prekin fundin (video)

Java e pestë e kampionatit shqiptar u mbyll me takimin Kukësi-Partizani, takim që përfundoi me shifrat 1-2

19 Shtator 2022, 17:29 Nga DOSJA

Partizani, fitore 'si e Pirros'! Cara goditet me shishe nga

KUKËS-Java e pestë e kampionatit shqiptar u mbyll me takimin Kukësi-Partizani, takim që përfundoi me shifrat 1-2.Të kuqtë marrin një sukses të rëndësishëm dhe arrijnë vendin e parë në kampionat. Një ndeshje me ritëm e gola, ku nuk munguan tensionet në fushën e lojës. Kryeqytetasit do të kalonin në avantazh në minutën e 16' me anë të Tedi Carës.

Në momentin e festës, në tribunë hidhet një shishe ndaj sulmuesit që përfundon drejt e në fytyrë. Lojtari gjakoset dhe ishte stafi mjekësor i Partizanit që mori situatën nën kontroll, por futbollisti nuk mundi dot të vazhdonte.

Në pjesën e dytë, Klejdi Daci barazoi përkohësisht rezultatin, por Bitri në minutën e 73', do të shënonte golin e fitores. Kukësi doli pa pikë nga kjo përballje dhe vijon të renditet në vend të fundit me vetëm dy pikë të grumbulluara në pesë javë kampionat.

E.Ç (Dosja.al)

kukesi partizani

Sondazh

Poll