Sport

Flamengo-Fluminense, përleshje dhe pesë kartona të kuq. Shkëndija mes David Luiz dhe Felipe Melo-s (VIDEO)

Derbi i Rio de Zhaneiros mes Flamengos dhe Fluminense përfundon me sherr. Në minutën e 86-të, mesfushori i Flamengos, Marinho, ka ndalur me një ndërhyrje të fortë Ganson.

19 Shtator 2022, 18:57 Nga DOSJA

Flamengo-Fluminense, përleshje dhe pesë kartona të kuq.

BRAZIL-Derbi i Rio de Zhaneiros mes Flamengos dhe Fluminense përfundon me sherr. Në minutën e 86-të, mesfushori i Flamengos, Marinho, ka ndalur me një ndërhyrje të fortë Ganson. Dueli në fjalë shkakton një luftë. Ofendimet fillojnë të fluturojnë në fushë, por edhe goditjet. Arbitri nxjerr kartonin e kuq për Marinhon e Flamengos, por lojtarët nuk qetësohen.

David Luiz, i cili u kthye në Brazil vitin e kaluar, fillimisht përpiqet të jetë paqebërës, por më pas përfshihet në sherr me Felipe Melon. Të dy fillojnë të debatojnë ashpër, ndërsa disa shokë të skuadrës, përfshirë Arturo Vidalin, përpiqen t'i ndajnë. Arbitri dhe disa lojtarë pas pak minutash arrijnë të rivendosin qetësinë. Në fund janë katër kartonë të kuq, nga dy në secilën skuadër: Carvalho dhe Paulista për Fluminense, Costa dhe Everton për Flamengo.

Për David Luiz kjo nuk është grindja e parë në fushë që nga kthimi në Brazil në vitin 2021.
Momente nga fundi, shoku i tij i skuadrës Leo Pereira ra në zonë dhe pretendoi një penallti. Arbitri Luiz Flavio de Oliveira i hodhi poshtë protestat dhe, në atë moment, Luiz i bërtiti në fytyrë arbitrit duke e ofenduar rëndë. Zyrtari i ndeshjes e dëgjoi dhe i tregoi kartonin e kuq.

E.Ç (Dosja.al)

flamengo fluminense david luiz felipe melo

Sondazh

Poll