Sport

Arroganca e Mbappe-s nuk njeh kufi, asnjë foto me Kombëtaren e Francës, zbulohet arsyeja

Asnjë foto me kampionët e botës. Kylian Mbappe refuzon të marrë pjesë në fotosesionin e Kombëtares së Francës.

19 Shtator 2022, 19:20 Nga DOSJA

Arroganca e Mbappe-s nuk njeh kufi, asnjë foto me Kombëtaren e

FRANCË-Asnjë foto me kampionët e botës. Kylian Mbappe refuzon të marrë pjesë në fotosesionin e Kombëtares së Francës. Pak muaj para startit të Kupës së Botës, Franca ka një problem që lidhet me Kylian Mbappe-n.Sulmuesi i PSG nuk do të marrë pjesë në një event fotografik të martën me pjesën tjetër të skuadrës me 14 sponsorë.

Gjithçka lidhet me Çështjen e parave dhe të drejtave të imazhit. Një vendim që Mbappè e shpjegoi përmes një deklarate të lëshuar nga përfaqësuesit e tij.

"Mbappé vendosi të mos marrë pjesë në fotosesionin e planifikuar pas refuzimit të Federatës për të ndryshuar marrëveshjen për të drejtat e imazhit të lojtarëve. Ai dhe përfaqësuesit e tij shprehin keqardhje të thellë që nuk ishte e mundur të gjendej një marrëveshje, siç kërkohej, para Kupës së Botës".Me pak fjalë, një tjetër problem për Deschamps, që pas dëmtimit të Pogba-s, tani duhet të merret me tekat e yllit tjetër të përfaqësueses.

E.Ç (Dosja.al)

franca mbappe

Sondazh

Poll