Sport

Rusia këmbëngul se është gati të negociojë për shkëmbimin e Whelan dhe Griner...

Uashingtoni tha të premten, se ende nuk kishte asnjë përgjigje ndaj propozimit për shkëmbimin e dy amerikanëve që vuajnë dënimin në Rusi

19 Shtator 2022, 16:59 Nga DOSJA

Rusia këmbëngul se është gati të negociojë

RUSI - Rusia këmbëngul se është e gatshme të negociojë me SHBA-në për shkëmbimin e ish- marinistit Paul Whelan dhe basketbollistes Brittney Griner, të cilët po vuajnë dënimin në këtë vend, pasi Uashingtoni pohoi të premten se nuk ka marrë ende një përgjigje për propozimin e tij për lirimin e dy amerikanëve.

"Ne kemi deklaruar shumë herë se jemi gati për negociata, për të zgjidhur fatin e qytetarëve amerikanë të dënuar në Rusi dhe të rusëve në Shtetet e Bashkuara,"- tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zajárova, në kanalin e saj Telegram.

"Nëse ambasada e SHBA-së në Moskë ka një minutë kohë të lirë, ata do t'i thonë presidentit Joe Biden dhe ai, nga ana tjetër, do t'u tregojë familjeve të Whelan dhe Griner,"- shtoi ajo.

Zajarova argumentoi se ambasada amerikane, "në vend që të përmbushë detyrat e saj të drejtpërdrejta zyrtare, që është të mbajë kontakte me diplomatët e vendit pritës, është përfshirë në një lloj çmendurie mediatike dhe transmeton në shkallë industriale video për lidershipin dhe politikanët rusë dhe 'fotografi qesharake'.

Zëdhënësja i bëri këto deklarata, pasi presidenti Biden priti të premten Cherelle Griner, gruan e Brittney dhe Elizabeth Whelan, motrën e Paul, në dy takime të veçanta në rezidencën presidenciale. Disa orë më parë, ekzekutivi amerikan kishte shpjeguar se ende pret që Rusia t'i përgjigjet propozimit të saj për lirimin e dy amerikanëve. 

Griner, një yll i WNBA, që luajti për ekipin rus UMMC në Yekaterinburg, është arrestuar në Rusi që nga shkurti i kaluar për posedim dhe kontrabandë droge. Kampionia botërore dhe olimpike me vendin e saj u dënua me nëntë vjet burg më 4 gusht nga një gjykatë ruse për futjen e vajit të kanabisit në territorin rus, megjithëse ajo deklaroi se nuk e bëri këtë me qëllim keqdashës.

Nga ana e tij, Whelan, një ish-marins i arrestuar në Moskë në dhjetor 2018, është dënuar me 16 vjet burg për spiunazh. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka propozuar homologut të tij rus, Sergei Lavrov, që Griner dhe Whelan të shkëmbehen me "tregtarin e vdekjes" Victor But, i cili po vuan një dënim me 25 vjet burg në SHBA.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll