Sport

Sulmuesi kavajas goditet me shishe në kokë në stadiumin e Kukësit, dërgohet në spital

Cara festoi dhe menjëherë shkoi drejt stafit të Partizanit, por në këtë moment një tifoz i Kukësit e gjuan me një shishe uji në fytyrë.

19 Shtator 2022, 16:57 Nga F.M
Sulmuesi kavajas goditet me shishe në kokë në stadiumin e
Sulmuesi kavajas Tedi Cara

KUKËS- Sulmuesi kavajas Tedi Cara është qëlluar me shishe në kokë nga një tifoz në “Kukës Arena”. Goditja i erdhi pasi Cara shënoi një gol duke kaluar Partizanin në avantazh, me një goditje dënimi në minutën e 16’.

Cara festoi dhe menjëherë shkoi drejt stafit të Partizanit, por në këtë moment një tifoz i Kukësit e gjuan me një shishe uji në fytyrë.

Cara u dëmtua poshtë syrit dhe u fashua, ndërsa trajneri Colella e zëvendësoi, pasi talenti kavajas e kishte të pamundur të vazhdonte lojën.

Tani Cara është transportuar drejt Spitalit të Kukësit për të marrë një trajtim më të specializuar. Futbollisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

tedi cara

Sondazh

Poll