Sport

Historitë e ‘kalvarit’ të kolumbianit James Rodriguez, me trajnerët e tij…

Olympiakos ka shkarkuar trajnerin. Përflitet se në krye pankinës së skuadrës nga Pireu mund të ulet Rafa Benítez

19 Shtator 2022, 16:22 Nga DOSJA

Historitë e ‘kalvarit’ të kolumbianit James Rodriguez, me

GREQI - Debutimi i James me Olympiakos nuk ishte ai që do të kishte shpresuar. Përtej faktit se është ndjerë sërish futbollist, skuadra e tij u mund 2-1 nga Aris Selaniku. Kjo humbje, e cila largon Olimpiakosin nga kreu i tabelës, ka sjellë shkarkimin e spanjolit Carlos Corberánit si trajner.

Tani, përflitet se në krye pankinës së skuadrës nga Pireu mund të ulet Rafa Benítez, një trajner me cilin James Rodriguez nuk ka kujtime të mira dhe kjo i ka ndodhur shumë herë. Të shumtë kanë qenë trajnerët që kanë thyer besimin që kolumbiani kishte për ta. Sa herë ka ndodhur?

Zinedine Zidane (Real Madrid) - James Rodríguez mbërriti në Real Madrid nën urdhrat e Carlo Ancelottit. Me trajnerin italian në stol, James ishte i padiskutueshëm në formacionin ‘los blancos’, duke regjistruar shifra të mira edhe në portë. Megjithatë, me largimin e Ancelottit në vitin 2015, James pa se si trajnerët e rinj të skuadrës spanjole ia hoqën rëndësinë kolumbianit. Rafa Benítez fillimisht dhe Zidane më vonë, e lanë James në pankinë shumicën e kohës.

Historitë e ‘kalvarit’ të kolumbianit James Rodriguez, me

Niko Kovac (Bayern Munich) - Pasi humbi të gjithë rëndësinë te Real Madrid, James u largua si huazim te Bayer Munich, kampioni i madh i Gjermanisë. Atje do të ishte edhe një herë nën urdhrat e Carlo Ancelottit, i cili i dha të gjithë besimin. Megjithatë, siç ndodhi në Madrid, skuadra ndërroi trajner, këtë herë erdhi Niko Kovac, i cili kishte pak simpati për James.

Historitë e ‘kalvarit’ të kolumbianit James Rodriguez, me

Rafa Benitez (Everton) - Edhe një herë, James gjeti prehje nën krahët e Carlo Ancelottit, këtë herë te Everton në Premier League. Megjithatë, italiani firmosi me Real Madridin, duke ia lënë pankinën Rafa Benítez, i cili pati disa fërkime me James. Siç pritej, spanjoli pati pak marrëdhënie me kolumbianin, duke bërë që ai të përfundojë në Katar .

Historitë e ‘kalvarit’ të kolumbianit James Rodriguez, me

E ardhmja e panjohur në Greqi - Tani trajneri i Olympiakos, i cili e përzgjodhi kolumbianin James Rodrigues, është shkarkuar. Por duket se James po i hapet një problem, pasi përflitet që trajner i Olympikosit do të jetë Rafa Benítez, sërish një makth i vjetër për lojtarin kolumbian.

Historitë e ‘kalvarit’ të kolumbianit James Rodriguez, me

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll