Sport

Ndarja e Tottit me modelen, dalin në dritë detaje të reja: Kanë qenë në krizë për 5 vjet, Ilary qëndron e mbyllur

Fanpage shkruan se në intervistën me Mara Venier, gazetari Roberto D'Agostino, dha disa detaje në lidhje me dinamikën që do të çonte në fund të historisë së martesës mes Francesco Totti dhe Ilary Blasi.

19 Shtator 2022, 17:22 Nga I.A
Ndarja e Tottit me modelen, dalin në dritë detaje të reja:
Francesco Totti dhe Ilary Blasi

ITALI- Detaje të reja kanë dalë nga ndarja mes Francesco Tottit dhe modeles Ilary Blasi. Fanpage shkruan se në intervistën me Mara Venier, gazetari Roberto D'Agostino, dha disa detaje në lidhje me dinamikën që do të çonte në fund të historisë së martesës mes Francesco Totti dhe Ilary Blasi. Në veçanti, ai foli për vështirësinë me të cilën lidhja u shfaq publikisht, pasi çifti u përpoq ta mbante konfidencialitetin.

“Ata kanë qenë në krizë për të paktën pesë vjet. Kur u largua nga futbolli, Totti përjetoi një moment dëshpërimi, ndërsa karriera e Ilarit mori hov. Kur doli emri i Noemit, Ilary i kërkoi shpjegime Francescos para fëmijëve më të mëdhenj. Kishin vendosur të ndaheshin me një deklaratë të përbashkët që do të publikohej pas përfundimit të shkollës së fëmijëve. Publikimi i fotove të Francescos te shtëpia e Noemit e zemëroi shumë Ilary-n. Kjo është arsyeja pse dolën dy deklarata për shtyp. Ilary kohët e fundit nuk po del, ajo kalon mbrëmjet me miqtë në shtëpi. Pavarësisht momentit të vështirë që po kalon, duket se nuk e ka humbur dëshirën për të qeshur dhe luajtur, por u beson vetëm pak njerëzve”, tha ai.

francesco totti ilary blasi

Sondazh

Poll