Sport

Hyn në fushë si debutues, por ndeshja e tij zgjat 20 sekonda, nëna në tribunë nuk përmbahet (video)

Debutimi rezultoi makth për Shoya Nakajima. Futbollisti i Antalyaspor, i cili mbërriti në verë nga Porto u përjashtua me karton të kuq nga fusha pas vetëm 20 sekondash.

18 Shtator 2022, 17:28 Nga DOSJA

Hyn në fushë si debutues, por ndeshja e tij zgjat 20 sekonda,

TURQI- Debutimi rezultoi makth për Shoya Nakajima. Futbollisti i Antalyaspor, i cili mbërriti në verë nga Porto u përjashtua me karton të kuq nga fusha pas vetëm 20 sekondash. Familja, e cila e ndoqi ndeshjen nga tribuna u tronditën. I etur për t'u përfshirë në lojë, Nakajima befasoi lojtarin kundërshtar Jonas Svensson me një hyrje të planifikuar keq.

Shoya ngriti menjëherë duart dhe i kërkoi falje Svenssonit, por arbitri i tregoi kartonin e verdhë. Por kjo nuk është e gjitha. VAR, në fakt, sugjeron që arbitri të rishikojë vendimin e tij në monitor. Arbitri analizon me kujdes veprimin dhe vendos të përmbysë zgjedhjen e tij origjinale: një karton të kuq për Nakajima. Nëna e lojtarit kishte fluturuar nga Japonia në Turqi për debutimin e djalit të saj.

Reagimi u kap nga kamerat dhe u bë viral në internet. Antalyaspor më pas humbi ndeshjen 3-0 dhe tani është në vendin e 13-të në renditje pas katër humbjeve radhazi. Disa fansa në rrjetet sociale e kanë përshkruar paraqitjen e shkurtër të Nakajima si "debutimin më të keq në histori". Të tjerë, megjithatë, besojnë se gjyqtari bëri një gabim në përjashtimin e Nakajima.

E.Ç (Dosja.al)

shoya nakajima antalyaspor turqi

Sondazh

Poll