Sport

Kriza nuk ka fund për Juventusin, Monza me trajner të ri merr tri pikët e para, tani Allegri rrezikon seriozisht

Monza me trajnerin e ri Palladino fitoi ndeshjen e parë të historisë së saj në Serinë A, duke mposhtur Juventusin me rezultatin 1-0.

18 Shtator 2022, 17:09 Nga DOSJA

Kriza nuk ka fund për Juventusin, Monza me trajner të ri merr tri

ITALI- Monza me trajnerin e ri Palladino fitoi ndeshjen e parë të historisë së saj në Serinë A, duke mposhtur Juventusin me rezultatin 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Gytkjaer në minutën e 74'.

Bardhezinjtë, zhvilluan një lojë të ndrojtur dhe pa ide, madje Juventus mbeti me 10 lojtarë kur Di Maria u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje të parregullt. Mungesa e zakonshme e lojës u përkeqësua nga inferioriteti numerik. Dhe tani, pozicioni i Allegrit bëhet edhe më i ndërlikuar.

E.Ç (Dosja.al)

monza juventus

Sondazh

Poll