Sport

REKORD! ‘Topçiu’ 15-vjeçar Ethan Nwaneri, lojtari më i ri në Premier League…

I riu u integrua në stërvitjen e ekipit të parë javën e kaluar, pasi kishte luajtur edhe për ekipin U-21 të Arsenalit në fillim të këtij muaji. Ai ka luajtur edhe për U-16 të Anglisë kur ishte 14 vjeç.

18 Shtator 2022, 16:29 Nga DOSJA

REKORD! ‘Topçiu’ 15-vjeçar Ethan Nwaneri, lojtari

ANGLI - Ethan Nwaneri, 15 vjeç e 180 ditë (i lindur më 21 mars 2007), këtë të dielë u bë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në Premier League. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Harvey Elliott, kur ai luajti për Fulham në vitin 2019, në moshën 16 vjeç e 30 ditë. Mesfushori Nwaneri zëvendësoi portugezin Fábio Vieira, në minutën e 90+2, në ndeshjen kundër Brentford, të cilën ‘Topçinjtë’ e Londrës e fituan 3-0.

15-vjeçari Nwaneri, i cili lindi një vit para hapjes së stadiumit të ‘Emirates’, shtëpisë së Arsenalit, u integrua në stërvitjen e ekipit të parë javën e kaluar (për shkak të mungesave, për shkak të dëmtimit, të Martin Odegaard dhe Emile Smith-Rowe), pasi kishte luajtur edhe për ekipin U-21 të Arsenalit në fillim të këtij muaji. Ai ka luajtur edhe për U-16 të Anglisë kur ishte 14 vjeç.

Javën e kaluar, nxënësi i shkollës nga Irlanda Veriore, Christopher Atherton u bë  futbollisti më i ri në Mbretërinë e Bashkuar, i cili në moshën 13 vjeç e 329 ditë, luajti me skuadrën e të rriturve të Glenavon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll