Sport

Episodi kurioz! Guardiola “kacafytet” me arbitrin italian, pas kartonit të verdhë, e përqafon dhe i kërkon falje Orsatos

Të fitosh dhe të mos jesh i lumtur. Këtë e di Pep Guardiola i cili u shfaq nervoz në takimin ndaj Borussias së Dortmundit, pavarësisht se Man.City fitoi me përmbysje

15 Shtator 2022, 12:53 Nga DOSJA

Episodi kurioz! Guardiola “kacafytet” me arbitrin italian, pas

ANGLI- Të fitosh dhe të mos jesh i lumtur. Këtë e di Pep Guardiola i cili u shfaq nervoz në takimin ndaj Borussias së Dortmundit, pavarësisht se Man.City fitoi me përmbysje. Viktima e tërbimit të tij ishte arbitri i ndeshjes Daniele Orsato.

Pas fërshëllimës së trefishtë, Guardiola u drejtua drejt italianin pa e mbajtur dot zemërimin. Ai i bërtiste për gjithçka, sipas shtypit anglez edhe pak bukur “fuck off”. Dhe Orsato dëgjoi deri në fund, derisa vendosi ti tregonte kartonin e verdhë, duke paralajmëruar spanjollin.

 Atëherë episodi mori një rrjedhë krejtësisht të ndryshme. Sapo pa kartonin, Guardiola nuk shkoi më tutje në tërbim. Ai iu afrua Orsatos dhe e përqafoi, ashtu si një fëmijë.“E meritova kartonin e verdhë. I kërkova falje”, konfirmoi spanjolli në fund të ndeshjes.

E.Ç (Dosja.al)

manchester city borussia dortmund guardiola

Sondazh

Poll