Sport

Orgji me paratë e Federatës, presidenti spanjol Luis Rubiales akuzohet për korrupsion, nga ish-shefi i kabinetit të tij…

RFEF (Federata Mbretërore e Futbollit Spanjol) e mohon këtë informacion në një deklaratë zyrtare. Ajo shpreh keqardhje të thellë dhe mohon kategorikisht deklaratat e bëra...

15 Shtator 2022, 11:33 Nga DOSJA

Orgji me paratë e Federatës, presidenti spanjol Luis Rubiales akuzohet

SPANJE - Gazeta ‘El Mundo’ publikon se ish-shefi i kabinetit të Luis Rubiales, president i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjol prej vitit 2018, denoncon pagesën e orgjive me paratë e Federatës. Gazeta raporton, se Juan Rubiales, xhaxhai dhe ish-shefi i kabinetit të presidentit të Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF), ka denoncuar në Prokurorinë Kundër Korrupsionit, pagesën e festave private me paratë e federatës.

'El Mundo' publikon në llogarinë e saj në Twitter, se "sipas ankesës së Juan Rubiales, presidenti i RFEF-së mbajti "një festë në një shtëpi private në Salobreña në fillim të vitit 2020". Qëllimi zyrtar i ngjarjes ishte "një konferencë e punës, por që nuk ishte e tillë”.

RFEF (Federata Mbretërore e Futbollit Spanjol) e mohon këtë informacion në një deklaratë zyrtare. Ajo shpreh keqardhje të thellë dhe mohon kategorikisht deklaratat e bëra nga ish-shefi i kabinetit të presidencës në Prokurori në prillin e kaluar.

"RFEF shpreh keqardhje të thellë dhe mohon kategorikisht deklaratat e bëra nga ish-shefi i kabinetit të presidencës në Prokurori në prillin e kaluar. Ndërhyrja e plotë e Juan Rubiales që mbledh sot gazeta ‘El Mundo’ është edhe një herë një ushtrim i ri në gënjeshtrat dhe manipulimet e një ish-punonjësi federativ të prekur nga inati, si dhe nga aleancat e tij të demonstruara dhe të njohura nga ata që kërkojnë një përkeqësim të vazhdueshëm të imazhit të presidentit të RFEF".

Orgji me paratë e Federatës, presidenti spanjol Luis Rubiales akuzohet

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll