Sport

Leo Messi parakalon Cristiano Ronaldon, 18 vite që shënon në Champions League…

Argjentinasi përfitoi nga një asist i Mbappe për të shkruar historinë...

15 Shtator 2022, 12:00 Nga DOSJA

Leo Messi parakalon Cristiano Ronaldon, 18 vite që shënon në

FRANCE - Leo Messi vazhdon të shkruajë histori larg FC Barcelonës. Argjentinasi ka arritur dje dy rekorde të reja në Champions League me golin e tij ndaj Maccabi Haifa (37’). Sulmuesi i PSG-së shënoi golin e parë për skuadrën pariziene, pasi skuadra e tij ishte në disavantazh në ditën e dytë të ndeshjes së Champions League.

Me këtë gol, argjentinasi ka shtuar 18 sezone radhazi, duke shënuar të paktën një gol në këtë kompeticion. Përveç kësaj, ai është lojtari i parë në të gjithë historinë që e ka arritur këtë gjë. Messi kishte nëntë muaj pa bërë asnjë gol në Champions League. Në edicionin e kaluar, ylli argjentinas shënoi pesë gola: një kundër Manchester Cityt dhe nga dy gola, kundër Leipzig dhe Bruges.

Ishte më 7 dhjetor, kur Messi shënoi kundër skuadrës belge në minutën e 76-të, ky ishte goli i tij i fundit në kompeticion deri dje. Përveç kësaj, ky ishte goli i parë që argjentinasi shënoi në Izrael në Champions League.

Megjithatë, nuk ishte rekordi i vetëm që ‘Pleshti’ arriti në atë ndeshje. Me atë gol ylli argjentinas është bërë futbollisti që ka shënuar më shumë gola ndaj skuadrave të ndryshme (39). Goli i tij, i shtuar edhe mungesës së Cristiano Ronaldos në këtë kompeticion, e ka bërë atë të kalojë portugezin me 38 gola.

Leo Messi parakalon Cristiano Ronaldon, 18 vite që shënon në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll