Sport

Kopenhagen fton tifozët e Sevillas për birra: "Gëzuar!" Videoja bën xhiron e botës…

Punonjësit e FC Copenhagen zbritën në tribuna, për të ftuar tifozët e Sevillas që të pinin birra, pasi ata udhëtuan pothuajse 3000 kilometra për të brohoritur ekipin e tyre.

15 Shtator 2022, 07:20 Nga DOSJA

Kopenhagen fton tifozët e Sevillas për birra: "Gëzuar!"

DANIMARKE - Sevilla arriti një barazim të trishtë pa gola në vizitën e tyre në FC Copenhagen për Champions League. Por tifozët spanjolë u larguan nga ‘Parken Stadion’ me një buzëqeshje, pasi skuadra daneze pas ndeshjes i ftoi ata për disa birra në tribuna.

Videoja e festës së birrës, e cila është shpërndarë nga Kopenhaga në rrjetet e saj sociale, është riprodhuar në mediat anembanë botës. "Salud Sevilla. Faleminderit që udhëtuat në Kopenhagë",- ka shkruar FC Copenhagen duke shpërndarë videon.

Në pamjet e publikuara nga Kopenhagen mund të shihni se si disa punonjës të klubit zbresin shkallët për të dhuruar disa litra birrë, shpresojmë pa alkool, për tifozët e befasuar dhe mirënjohës të Sevillas. Me siguri, tifozët e Sevillas u përballën me gati 3000 kilometrat e udhëtimit që i prisnin përpara për t'u kthyer në shtëpi me shpirt më të mirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll