Sport

Neymar akuzon arbitrin: “Jam i mërzitur, mora karton të verdhë pa bërë asgjë”

Braziliani festoi si gjithmonë pas shënimit të golit, por gjermani Siebert gjestet e tij i ndëshkoi me karton të verdhët

15 Shtator 2022, 11:12 Nga DOSJA

Neymar akuzon arbitrin: “Jam i mërzitur, mora karton të

FRANCE - Pas Messit (37’), Mbappe (69’), Neymar (88’) mbylli fitoren 3-1 të PSG-së kundër Maccabi Haifa. Braziliani e festoi golin e tij siç ka bërë kohët e fundit, duke lëvizur duart pranë fytyrës. Gjyqtari gjerman Siebert i dha kartonin e verdhë sulmuesit, duke i konsideruar gjestet që po bënte, si një tallje ndaj publikut apo rivalëve të tyre.

Braziliani, i cili u përball me arbitrin pasi pa kartonin e verdhë dhe protestoi, pas ndeshjes shkruajti në rrjetet e tij sociale, për të treguar mospajtimin e tij për ndëshkimin nga gjyqtari.

"E verdha ka qenë një mungesë totale respekti ndaj futbollistit. Nuk mund të ndodhë një gjë e tillë. Unë e mora të verdhën, thjesht sepse nuk bëra asgjë dhe ata vazhdojnë të më dëmtojnë". Përveç kësaj, ai gjithashtu ironizoi Siebert, “shumë mungesë respekti".

Neymar akuzon arbitrin: “Jam i mërzitur, mora karton të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll