Sport

VIDEO/ Guardiola krahason golin e Haaland me atë të legjendës Johan Cruyff…

Goli në fjalë, është një nga më të famshmit e Johan Cruyff. Ai gol u bë i njohur, si goli i pamundur dhe që i dha yllit holandez, cilësimin ‘fluturues’.

15 Shtator 2022, 06:56 Nga DOSJA

VIDEO/ Guardiola krahason golin e Haaland me atë të legjendës

ANGLI - Në përballjen me Dortmundin, Erling Haaland ishte protagonist. Sulmuesi norvegjez shënoi golin e fitores të Manchester Cityt (2-1) në mënyrë akrobatike dhe meritoi një vlerësim të lartë nga Pep Guardiola.

“Ishte një asist i jashtëzakonshëm nga João Cancelo dhe më pas… çfarë gol! M'u kujtua Johan Cruyff te Barcelona ndaj Atlético Madrid (dhjetor 1973). Pra, është një gjë e mirë që Haaland imitoi Cruyff-in”,- shpjegoi ai, duke tërhequr gjithashtu paralele me Ibrahmovic: “Ka edhe ca gjëra si mikun im Ibrahimovic, në mënyrën se si ai mund ta ngrejë këmbën, ka fleksibilitet të jashtëzakonshëm”.

Goli në fjalë, është një nga më të famshmit e Johan Cruyff. Më 22 dhjetor 1973, kundër Atlético Madrid, në ‘Camp Nou’, Cryuff e çoi rezultatin 1-0 në një mënyrë akrobatike. Një gol që u bë i njohur, si goli i pamundur dhe që i dha yllit holandez cilësimin ‘fluturues’.

Shihni golin e Cruyff:


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll