Sport

Miqësorja ndaj Arabisë Saudite, Reja zbulon ‘gjakun’… SUPERIORE! Lojtarët do të grumbullohen nga kampionati shqiptar

Në muajin shtator, Kombëtarja shqiptare do të luajë dy përballjet e fundit të grupit në Ligën e Kombeve.

15 Shtator 2022, 12:29 Nga DOSJA

Miqësorja ndaj Arabisë Saudite, Reja zbulon

SHQIPËRI- Në muajin shtator, Kombëtarja shqiptare do të luajë dy përballjet e fundit të grupit në Ligën e Kombeve. Më 24 shtator kuqezinjtë përballen në transfertë me Izraelin, ndërsa  tre ditë më pas do të luajnë ndaj Islandës në stadiumin Kombëtar.  Më pas do të jetë radha e ndeshjeve miqësore.

Departamenti i Komunikimit pranë FSHF-së ka bërë të ditur emrin e parë të kundërshtarit. Më 26 tetor kuqezinjtë do të luajnë ndaj Arabisë Saudite në qytetin e Abhu Dabhit. Një datë jo e përcaktuar nga UEFA, pasi aktivitetet europiane si Champions League apo Europa dhe Conference League dhe kampionatet përkatëse janë në aktivitet.

Kështu që trajneri Edoardo Reja do të bëjë një grumbullim surprizë, sipas informacioneve të fundit të gjithë lojtarët që do të luajnë në këtë miqësore do të jenë kontigjent i Kategorisë Superiore.Kjo do të jetë ndeshja e parë në histori mes dy përfaqësueseve, që nuk janë përballur më parë në të kaluarën. Ndërkaq, ora dhe stadiumi ku do të luhet kjo miqësore mbeten ende për t’u përcaktuar pas diskutimeve finale mes dy federatave.

E.Ç (Dosja.al)

reja kategoria superiore

Sondazh

Poll