Sport

Akrobaci dhe gol, Haaland i bën dëm Borussias së Dortmundit. Salzburg shtang Chelsea-n, Real Madrid fiton ndaj Frankfurt

Raundi i dytë i grupeve të Champions League dhuroi sa rezultate të bukura aq edhe interesante. Në Grupin G, Manchester City fiton me përmbysje ndaj Borussia Dortmund me shifrat 2-1.

14 Shtator 2022, 22:58 Nga DOSJA

Akrobaci dhe gol, Haaland i bën dëm Borussias së Dortmundit.

EUROPË-Raundi i dytë i grupeve të Champions League dhuroi sa rezultate të bukura aq edhe interesante. Në Grupin G, Manchester City fiton me përmbysje ndaj Borussia Dortmund me shifrat 2-1.

GOLI I HAALAND

Në Etihad Stadium do të ishin miqtë që do të kalonin të parët në avantazh me Bellingham në minutën e 56', por City nuk hoqi dorë dhe shënuan dy herë me Stones në 80' dhe katër minuta më vonë Haaland do të shënonte një super gol, duke i dhënë tri pikë ekipit të Guardiolës që kryeson me pikë të plota, ndërkohë që Copenhaghen-Sevilla përfundoi me shifrat 0-0.

Në Grupin A, Napoli fiton ndaj Rangers me shifrat 3-0, ndërkohë që Real Madrid ia del të marrë një sukses të rëndësishëm ndaj Leipzig me shifrat 2-0 me golat e Valverdes dhe Asensios. Ndërkohë që në Grupin E, Chelsea nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Salzburg.

GOLI I REAL MADRID

Akrobaci dhe gol, Haaland i bën dëm Borussias së Dortmundit.

E.Ç (Dosja.al)

champions league

Sondazh

Poll