Sport

CHAMPIONS/ Benfica 'shkelm' shpresave të Juventusit për kualifikim, publiku braktis 'Allianz Stadium' dhe vërshëllen Allegrin!

Surprizë e madhe në Grupin H të Champions League. Benfica fiton ndaj Juventusit në raundin e dytë me shifrat 1-2 dhe i jep një shkelm shpresave të ekipit italian për kualifikim.

14 Shtator 2022, 22:47 Nga DOSJA

CHAMPIONS/ Benfica 'shkelm' shpresave të Juventusit për

ITALI- Surprizë e madhe në Grupin H të Champions League. Benfica fiton ndaj Juventusit në raundin e dytë me shifrat 1-2 dhe i jep një shkelm shpresave të ekipit italian për kualifikim. Ndeshja do të niste mirë për skuadrën bardhezi ku Milik do të shënonte në minutën e 4' të takimit.

U mendua se ekipi i Allegrit do ta kishte të lehtë, por nuk rezultoi kështu. Benfica ia doli të fitonte terren në fushën e lojës dhe në minutën e 43', Joao Mario do të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë, Juventus nuk tregoi asgjë në fushë dhe Neres do të shënonte golin e dytë në minutën e 55' për Benfican.

Në minutat e mbetura, Vlahovic do të shënonte,por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Me këtë humbje, Juventus është në kuotën e 0 pikëve, ndërsa PSG dhe Benfica kryesojnë me nga 6 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

juventus benfica

Sondazh

Poll