Politike

Majko kërkoi llogari për 500 mijë dollarët nga Rusia/ Alibeaj: Të qenka shëruar goja, do përgënjeshtrohesh për pak orë

Alibeaj tha se Majko duhet të ishte treguar më i duruar, pasi brenda pak orëve ky lajm do të përgënjeshtrohet, por nuk sqaroi se për çfarë e kishte fjalën. 

15 Shtator 2022, 10:39 Nga F.M
Majko kërkoi llogari për 500 mijë dollarët nga Rusia/
Enkelejd Alibeaj:

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha se akuza e ngritur nga administrata amerikane se Partia Demokratike është financuar me 500 mijë dollarë nga Rusia do të rrëzohet brenda pak orësh. I pranishëm në seancën plenare, Alibeaj iu përgjigj socialistit Pandeli Majko, i cili kërkoi llogari për financimin rus. Alibeaj tha se Majko duhet të ishte treguar më i duruar, pasi brenda pak orëve ky lajm do të përgënjeshtrohet, por nuk sqaroi se për çfarë e kishte fjalën. 

“Më në fund Majkos i qenka shëruar goja. Jo vetëm për eksperiencën që keni në politikë e për flokët e bardhë, por për gjithçka tjetër, sot duhet të ishit treguar më i duruar. Prit edhe disa orë sepse do të përgënjeshtrohesh. Keni qenë dhe kryeministër, ministër, keni qenë shumë aktiv në politikë për të kuptuar se sot duhet të kishut pasur më shumë durim. Do përgënjeshtrohesh,"- tha Alibeaj.

pandeli majko enkelejd alibeaj seance plenare 15 shtator 2022

Sondazh

Poll