Politike

Balla e Alibeaj dakort, hiqen pikat për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të RTSH nga rendi i ditës në Kuvend

Propozimin e bëri Taulant Balla. Dakort ra edhe Enkelejd Alibeaj, kryetari i grupit parlamentar të PD.

15 Shtator 2022, 10:17 Nga F.M
Balla e Alibeaj dakort, hiqen pikat për zgjedhjen e anëtarëve
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur që pikën 6 dhe 7 të rendit të ditës ta shtyjnë për një tjetër seancë plenare. Në fjalën e tij, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi që të votohej në një tjetër moment zgjedhja e Albert Mingës si anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar dhe zgjedhja e Edmond Tullumanit si anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. Dakort ra edhe Enkelejd Alibeaj, kryetari i grupit parlamentar të PD.

Pika që u hoqën nga rendi i ditës

6. Projektvendim "Për zgjedhjen e Z.Albert Minga anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit
Shqiptar". (Neni 78 i Kushtetutës, ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në RSH”, i ndryshuar””, nenet 55, 60 dhe 111 Rregullore Kuvendi, shumicë e thjeshtë votash për miratim, votim i fshehtë)

7. Projektvendim "Për zgjedhjen e Z.Edmond Tullumani anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar". (Neni 78 i Kushtetutës, ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në RSH”, i ndryshuar””, nenet 55, 60 dhe 111 Rregullore Kuvendi, shumicë e thjeshtë votash për miratim, votim i fshehtë)

seance plenare 15 shtator 2022

Sondazh

Poll