Politike

Zv.ministri i Energjitikës: Shqiptarët paguajnë faturën më të ulët të energjisë në botë

Ilir Bejtja tha tavani është vendosur duke marrë parasysh një mesatare, duke përllogaritur aq sa harxhojnë mesatarisht në muaj.

14 Shtator 2022, 22:35 Nga k.m.
Zv.ministri i Energjitikës: Shqiptarët paguajnë faturën
Ilir Bejtja

TIRANË- Zëvendësministri i Energjitikës, Ilir Bejtja ka komentuar faturën energjitike të qytetarëve shqiptarë. Bejtja pretendon se shqiptarët paguajnë faturën më të ulët për energjinë në botë.

“Faturën e energjisë shqiptarët e paguajnë më të ulët në të gjithë botën,”- tha Bejtja, i ftuar në “Bardh a Zi” për të diskutuar mbi fashat e vendosura për përballimin e krizës së energjisë.

Po ashtu, ndër të tjera Bejtja tha tavani është vendosur duke marrë parasysh një mesatare, duke përllogaritur aq sa harxhojnë mesatarisht në muaj.

“Sot shqiptarët janë në vështirësi kur harxhojnë 6-7 mijë lekë në muaj. Janë shumë kaq lekë. Dhe me kaq është 450-600 këh.”

Mesa duket zv.ministri nuk i ka parë sesa paguajnë qytetarët e vendeve të rajonit për energjinë elektrike, pasi në atë moment, duke përllogaritur edhe të ardhurat, do të ishte i qartë për peshën që është shtuar me rritjen e çmimit me 5%. 

ilir bejtja

Sondazh

Poll