Politike

“Përplasjet” me Yuri Kim, Meta: I kisha për maxhorancën, me partnerët jam korrekt

Po ashtu, ndër të tjera, Meta tha se korrektesa e tij është maksimale dhe se partnerët ndërkombëtarë kanë marrëdhënie me institucione dhe jo me partitë.

14 Shtator 2022, 22:56 Nga k.m.
“Përplasjet” me Yuri Kim, Meta: I kisha për
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar përplasjet e tij me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. I ftuar në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Betit Njuma, Meta u shpreh se qëndrimet e tij të mëparshme i drejtoheshin mazhorancës dhe jo ambasadës së SHBA-ve.

Po ashtu, ndër të tjera, Meta tha se korrektesa e tij është maksimale dhe se partnerët ndërkombëtarë kanë marrëdhënie me institucione dhe jo me partitë.

"Qëndrimet e mia kanë qenë të lidhur dhe i drejtoheshin mazhorancës. I drejtoheshin asaj që të mos keqinformonin sepse unë flisja ndryshe. Nuk ka nevojë sepse kam marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA-të, asnjëherë nuk kam shkelur një ligj amerikan. Korrektesa ime është maksimale. Partnerët kanë marrëdhënie me institucione dhe jo me partitë. Ndërsa ne jemi në kërkim të një profili të ri ndërkombëtar. Ne do të jemi një lokomotivë e procesit të integrimit të vendit, ashtu sikurse kemi qenë më herët. Nuk kam asnjë drrojë nga asnjë shtet, asnjë shqetësim,"-u shpreh Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll