Politike

500 mijë dollarë nga Rusia për PD, Majko: Dilni jepni llogari për Beqjen tuaj, kjo nuk mbyllet me kaq

Majko tha se selisa blu duhet të dalë e të japë llogari për paratë që ka marrë nga rusët.  

15 Shtator 2022, 10:36 Nga F.M
500 mijë dollarë nga Rusia për PD, Majko: Dilni jepni llogari
Pandeli Majko

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka sjellë në Kuvend lajmin e financimit të Partisë Demokratike nga Rusia me 500 mijë dollar, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2017, kur PD drejtohej nga Lulzim Basha. I pranishëm në Kuvend, pas kritikave të PD-së për fondet evropiane, Majko tha se selisa blu duhet të dalë e të japë llogari për paratë që ka marrë nga rusët.  

“Atëherë po flasim këtu për fondet e BE-së, por dje u emetua lajmi se Rusia i ka dhënë PD-së 500 mijë dollarë. Është një lajm i konfirmuar nga administrate amerikane. Tani, ju lutem, mirë do të ishte që kur flasim për fondet europiane të flasim edhe për ato antieuropiane. Ne po flasim për fonde IPA. Por, përpara se t’i kërkoni llogari Beqës sonë, kërkojini llogari Beqës suaj. Ky nuk është një faj individual dhe që mbyllet me idenë se proces gjyqësor nuk ka. Është një akuzë e konfirmuar nga administrata amerikane, dilni këtu dhe jepni llogari,”- tha Majko.

pandeli majko seance plenare 15 shtator 2022

Sondazh

Poll