Politike

Një minutë heshtje! Kuvendi i Shqipërisë respekton Mbretëreshën Elizabeth II

Nikolla hapi seancën plenare dhe tha se në sallë është i pranishëm dhe ambasadori britanik Alastair King Smith.

15 Shtator 2022, 10:07 Nga F.M
Një minutë heshtje! Kuvendi i Shqipërisë respekton
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën plenare me një minutë heshtje për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla hapi seancën plenare dhe tha se në sallë është i pranishëm dhe ambasadori britanik Alastair King Smith.

"Mirënjohje për kontributin e madhërisë së saj, rezultati i këtij bashkëpunimi. Këto ditë zie simbolizojnë kujtimin e madhërisë së saj, të ndjerës Elizabetha II. Në këtë seancë është i pranishëm dhe ambasadori i madhërisë Charles III, mirëseerdhët zoti Alastair King Smith,"- tha Nikolla. 

kuvendi i shqiperise seance plenare 15 shtator 2022

Sondazh

Poll