Politike

Debati për reformën territoriale, Meta: Jemi dakord me propozimet që ka bërë PD

I ftuar në emisionin 'Ora e Betit' në Ora News, Meta theksoi se propozimet e bëra nga PD janë shumë të mira dhe se do i mbështesë ato.

14 Shtator 2022, 22:36 Nga I.A
Debati për reformën territoriale, Meta: Jemi dakord me propozimet
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se është dakord me propozimin e Partisë Demokratike për reformën territoriale, e cila kërkon shtimin e 34 bashkive të tjera. I ftuar në emisionin 'Ora e Betit' në Ora News, Meta theksoi se propozimet e bëra nga PD janë shumë të mira dhe se do i mbështesë ato.

"Ne jemi dakord me propozimet që ka bërë sot Ylli Asllani sot, sekretari për pushtetin vendor në PD. Jemi shumë dakord," tha Meta.

Sipas propozimit të PD,  51% e bashkive janë bashki qëndrore, do të mbulojnë edhe sportin. Pjesa tjetër e bashkive do të kenë funksione të plota, por do të jenë të fokusuara te shërbimet bazë. Në Tiranë nga 5 bashki bëhen 9 bashki, pasi shtohen Ndroqi, Petrela, Kashari, Dajti. Gjithashtu edhe 11 minibashkitë të kalojnë në Bashki, sipas propozimit të PD. Ndërsa bashki shtesë do të kenë edhe rajonet e tjera.

ilir meta

Sondazh

Poll