Politike

"40% s'paguajnë faturat!" Balluku-Tabakut: Mos dilni të flisni çfarë ju vjen në mendje, jemi mbi Bosnjen, Serbinë e Kosovën

Balluku theksoi se Shqipëria është vendi i parë në rajon, ku sipas saj jepen si ndihmë për qytetarët mbi 22 milion euro, duke e krahasuar vendin me Serbinë, Bosnje Hercegovinën e Kosovën. 

15 Shtator 2022, 10:30 Nga F.M
"40% s'paguajnë faturat!" Balluku-Tabakut: Mos dilni të
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë Belinda Balluku hodhi poshtë akuzat e ngritura nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. E pranishme në Kuvend, Balluku është ndalur edhe tek kriza energjitike, duke thënë se sot mblidhen 99.6% e faturave të energjisë elektrike, ndryshe nga sa ndodhte në vitin 2013. Për sa i përket ndihmës, Balluku theksoi se Shqipëria është vendi i parë në rajon, ku sipas saj jepen si ndihmë për qytetarët mbi 22 milion euro, duke e krahasuar vendin me Serbinë, Bosnje Hercegovinën e Kosovën. 

"Për energjinë vazhdon e dezinformohet populli shqiptar, me apo pa dashje, nuk ka rëndësi, dua të flas me fakte. Nga viti 2013 kur në Shqipëri mblidhej vetëm 43% e faturave, sot mblidhet 99.6% e faturave. Ky është fakt i pakundërshtueshëm që paguhet shërbimi i ofrimit të energjisë elektrike, as me dhunë. Të marrësh raportin e ta transformosh dhe të thuash që 40% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të paguajnë faturat, është një fakt i pavërtetë. Për ndihmën dhe mbështetjen që Republika e Shqipërisë i jep konsumatorëve në nevojë, sot dhe vitet që kanë kaluar i mbështet grupet në nevojë me mbi 22 milionë euro. Vendet që pasojnë janë Bosnje Hercegovina, Serbia dhe Kosova. Nëse duam t’i referohemi shifrave, t’i referohemi në mënyrë të saktë. Dëgjova se janë shpenzuar mbi 400 milionë dollarë për energjinë. Nuk është e vërtetë. Deri në shtator janë konsumuar rreth 300 milionë, një pjesë e konsiderueshme janë mbuluar nga vetë sektori. Këto shifra nuk kanë ekzistuar në kohën tuaj kur përmbytej Shqipëria nga shirat dhe dilnit e blinit nëpër importe. Ju gënjeni për çfarë të doni, por sektori energjetik është i bazuar në numra, fakte e shifra. Ne nuk ju ndalojmë dot, por të keni parasysh që pavarësisht krizës, në Shqipëri nuk do të ketë kufizime të energjisë dhe prej më shumë se 1 viti mbrojmë qytetarët tanë duke mos rritur çmimin e energjisë,"- tha Balluku ndër të tjera. 

belinda balluku seance plenare 15 shtator 2022

Sondazh

Poll