Politike

Tabaku: Qeveria s'është e aftë të thithë fondet e BE-së, s'kemi luksin të bëjmë tangërllik

Ka ndryshuar koordinatorin e IPA dhe se këto procedura tashmë ndihqen nga ish-ministri socialist Ilir Beqaj.

15 Shtator 2022, 10:22 Nga F.M
Tabaku: Qeveria s'është e aftë të thithë fondet e
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në Parlament hodhi akuza ndaj qeverisë në lidhje me fondet e Bashimit Evropian. E pranishme në Kuvend, në seancë plenare, Tabaku tha se se qeveria ka ndryshuar strukturat për menaxhimin e fondeve të donatorëve. Ka ndryshuar koordinatorin e IPA dhe se këto procedura tashmë ndihqen nga ish-ministri socialist Ilir Beqaj.

"Nuk dua të merrem me integritetin e tij, duhet t’ja lëmë drejtësisë. Dua të merrem më shumë me strukturën që ka ngritur qeveria shqiptare. Për mua e copëzojnë procesin, duke krijuar më shumë vështirësi. Për herë të parë në këto vite, qeveria shqiptare e ka ndryshuar 4 herë në 8 vite koordinatorin e IPA. Kjo ka sjellë problem në përthithjen e IPA-s. Ne nuk mund të lejojmë që fonde të tilla të mos përfitohen. Qeveria shqiptare ka aftësinë që një në dy euro të BE ti marrë ti absorboje dhe të zbatojë projekte. Kjo aftësi kaq e ulët për të përthithur fondet IPA në një situatë kaq të vështirë, kur ne i lutemi BE për rindërtimi, pandemine etj., tregon mosgatishmërinë e qeverisë shqiptare për të ngritur strukturë transparente. Sot ndodhemi në një situatë të vështirë ekonomike. A kemi luksin ne të bëjmë tangërllik dhe ti refuzojmë fondet e BE dhe mos pranojmë atë që na vjen në mënyrë të natyrshme si pjesë e procesit të aderimit. Sot strukturat duhet të ishin të akredituara dhe të gatshme për të thithur këto fonde,”- tha Tabaku ndër të tjera.

jorida tabaku seance plenare 15 shtator 2022

Sondazh

Poll