Politike

U hetua për falsifikim dokumentesh për dosjen 'Muzin', Arben Ristani: PD s'ka marrë gjysmë leku

Arben Ristani tha se çdo veprim që ka të bëj me këtë çdo veprim që ka të bëj me këtë çështje është kryer personalisht nga ish-kryetari i PD, Lulzim Basha.

14 Shtator 2022, 22:12 Nga k.m.
U hetua për falsifikim dokumentesh për dosjen 'Muzin', Arben
Arben Ristani

TIRANË- Arben Ristani, ish-sekretari i përgjithshëm i PD ka folur lidhur me çështjen e lobimit rus për PD, çështje për të cilën është hetuar edhe për falsifikim dokumentash. Sonte në emisionin “Opinion”, Ristani tha se çdo veprim që ka të bëj me këtë çdo veprim që ka të bëj me këtë çështje është kryer personalisht nga ish-kryetari i PD, Lulzim Basha.

Sipas Ristanit, PD nuk ka marrë para nga institucione apo individ të huaj, teksa përjashtoi veten e tij se ka patur dijeni për çështjen e parave ruse në PD. Edhe njëherë ai ka mohuar tërësisht se asnjë para për të cilat flitet nuk ka hyrë në godinën e PD-së dhe se askush nuk ka pasur njohuri për to. 

“PD në asnjë moment nuk ka marrë asnjë qindarkë nga asnjë institucion apo individ jashtë vendit. Organet drejtuese nuk kanë organizuar asnjë marrëveshje me Muzin. Nuk kam firmosur asgjë që ka të bëj me menaxhim parash as brenda as jashtë vendit. Të gjitha veprimet janë personale të ish-kryetarit Basha dhe asnjë veprim nuk është autorizuar nga asnjë organ drejtues i partisë sipas statutit. Çështja nuk është mbyll, se u tha që u mbyll. Ajo që është mbyllur, është akuza për falsifikim, por bëhet fjalë për pastrim parash, Prokuroria e ka nisur për pastrim parash dhe e ka ndryshuar në falsifikim dokumentesh. Akuza ndaj meje ishte falsifikim me mos veprim. Nuk është marrë asnjë gjysmë leku nga PD, të gjitha veprimet janë personale të Lulzim Bashës. Asnjë lekë nuk ka hyrë në PD. është e gjitha personale e Lulzim Bashës. Jashtë pjesës formale, askush nuk ka pasur dijeni për një gjë të tillë. është tërësisht vendim persona,”-tha Ristani.

arben ristani lobingu rus ne shqiperi

Sondazh

Poll