Politike

Meta: Bashkëpunimi i Bashës me Ramën ishte që në reformën territoriale

Meta tha se të dy kishin rënë dakord që të godisnin LSI-në dhe që PD-ja të fitonte sa më shumë deputetë në zonat elektorale.

14 Shtator 2022, 21:47 Nga I.A
Meta: Bashkëpunimi i Bashës me Ramën ishte që në
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se bashkëpunimi i Ramës me Bashën ka qenë që në kohën e reformës territoriale. I ftuar në emisionin 'Ora e Betit' në Ora News, Meta tha se të dy kishin rënë dakord që të godisnin LSI-në dhe që PD-ja të fitonte sa më shumë deputetë në zonat elektorale.

"Bashkëpunimi i Ramës  me Bashën ka qenë qysh në kohën e reformës territoriale. Ne kemi qenë për reformën dhe kemi dërguar Bashkim Finon në PD dhe kanë thënë që presin nga PD-ja. Ata thanë se do ta japin dhe nuk e dhanë kurrë një gjë të tillë. Nuk e dhanë sepse marrëveshja ishte kjo: kudo që do t’i linte Rama një zonë për ta mbështetur LSI-në, ai do të minonte kandidatin e LSI-së dhe do të fitonte ai i PD-së. Ndërsa Basha mendonte se do të merrte më shumë kandidatë kështu. Pra kjo ishte një marrëveshje. Ne jemi dakord me propozimet që ka bërë sot Ylli Asllani," tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll