Politike

Meta: Zgjedhjet lokalet sfidë e opozitës, do ishte mirë që Rama të largohej para tyre

Kreu i PL, Ilir Meta tha se kryeministrit Edi Rama duhet të largohet sa më parë dhe ër këtë po punon opozita.

14 Shtator 2022, 21:48 Nga k.m.
Meta: Zgjedhjet lokalet sfidë e opozitës, do ishte mirë që
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se zgjedhjet lokale janë shumë shpejt dhe opozita duhet të përgatitet. I ftuar në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Betit Njuma, Ilir Meta tha se kryeministrit Edi Rama duhet të largohet sa më parë dhe ër këtë po punon opozita.

"Zgjedhjet lokale do të mbahen në kohën e tyre, që është një tjetër sfidë e opozitës. Largimi i kësaj qeveria para tyre do të ishte një çlirim për opozitën dhe potencialet demokratike dhe shoqërore që ka vendi ynë. Në çdo rast zgjedhjet do të ndodhin dhe kërkohet përgatitja. Ne do të bëjmë çdo gjë që Rama të largohet qysh edhe sot nëse është e mundur, prandaj duhet të bëhemi bashkë. Kjo është në të mirën e tij sepse vetëm marrëzira do të bëjë,"-u shpreh Meta në fjalën e tij.

ilir meta

Sondazh

Poll