Politike

Meta sqarohet: Nuk kam konflikt me Berishën, lojë e mediave të Ramës e Veliajt

Ilir Meta sqaroi se nuk ka asnjë konflikt mes tij dhe Berishës, duke thënë se gjëra të tilla nxiten nga qeveria, por edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

14 Shtator 2022, 21:44 Nga k.m.
Meta sqarohet: Nuk kam konflikt me Berishën, lojë e mediave të
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar marrëdhënien e tij me kryedemokratin Sali Berisha. I ftuar në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Betit Njuma, Meta sqaroi se nuk ka asnjë konflikt mes tij dhe Berishës, duke thënë se gjëra të tilla nxiten nga qeveria, por edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

"Ashtu sikurse kapja e shteti ishte një proces dhe dëmtimi i opozitës, se nuk ndodhi në një ditë, edhe ringjallja e opozitarizmit dhe protestës qytetare, sigurisht që është një proces. Këtu do të ketë një larmi aktivitetesh, protestash dhe nismash që do të përshkallëzohen me një dinamikë të caktuar. Ne do të koordinohemi me opozitën për këtë. Nuk ka një konflikt mes meje dhe Berishës. Ka një ndikim në media nga qeveria dhe bashkia e Tiranës, edhe financimeve të incineratorëve për të shpikur diçka. Shqipëria ka nevojë për ditë për protesta, por ata duan që të shpërqendrojnë qëllimin e protestës,"-tha Meta.

ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll