Politike

E besoni se Basha ka marrë para nga rusët? Flamur Noka: Duhet hetim!

Flamur Noka tha se për të dalë në një përfundim nëse Basha ka marrë para nga rusët, ndërsa ka shtuar se gjithçka është përgjegjësia personale e ish-numrit një të opozitës.

14 Shtator 2022, 21:22 Nga k.m.
E besoni se Basha ka marrë para nga rusët? Flamur Noka: Duhet hetim!
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka komentuar lajmin e lobimit rus në Shqipëri, për të cilën përflitet ish-kryedemokrati Lulzim Basha. I ftuar në emisionin "Open", Noka tha se për të dalë në një përfundim nëse Basha ka marrë para nga rusët, ndërsa ka shtuar se gjithçka është përgjegjësia personale e ish-numrit një të opozitës.

"E besoni se Basha ka marrë para nga rusët? Çdo gjest apo hap personal nuk do të përfshijë PD në këtë tumnajë dhe baltosje. Demokratat janë njerëz të lirë dhe me orientim pro-perëndimor. Asgjë nuk e lidh PD me boshtin serbo-rus. është çështje tërësisht personale e tij, këtë doja ta sqaroja. PD është e para që u krijua me orientim euro-atlantik. Duhet hetim. Sepse na u servis si sulm që po na vinte nga Edi Rama dhe qeveria e tij. Hetimi do të japë zgjidhen përfundimtare. DASH ka nxjerrë njoftimin që do të thotë se ka fakte të tjera,"-tha Flamur Noka.

flamur noka

Sondazh

Poll