Politike

ME FOTO- Briseida Shehaj publikon faturën: Kjo është skema e vjedhjes së parave

Briseida Shehaj ka hedhur akuza të forta ndaj pronarëve të kompanisë dhe qeverisë se nëpërmjet skemave të ndryshme kanë vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë.

13 Shtator 2022, 23:04 Nga k.m.
ME FOTO- Briseida Shehaj publikon faturën: Kjo është skema e
Briseida Shehaj

TIRANË-  Briseida Shehaj, koordinatorja e Luftës Anti Korrupsion në Partinë e Lirisë ka publikuar një faturë që sipas saj, tregojnë lidhjet mes disa kompanive për aferën korruptive te inceneratorët. E ftuar sonte në emisionin “Opinion”, Briseida Shehaj ka hedhur akuza të forta ndaj pronarëve të kompanisë dhe qeverisë se nëpërmjet skemave të ndryshme kanë vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë.

PJESË NGA BISEDA NË STUDIO:

ME FOTO- Briseida Shehaj publikon faturën: Kjo është skema e

Briseida Shehaj: Zotëria italian (Giuseppe Ciaffaglione) është pronar te inceneratorët. Paratë tona janë të vetmet para që janë marrë nga inceneratorët. Kjo kompania nuk lëshon faturën për dikë që nuk ka ligjërisht mudësi tek kjo pjesë. Kjo është një skemë për të marrë paratë, shihet në këtë faturë. Kontrata me 60 milionë euro nuk është vetëm e Zimbabve… Këto ti marrin prokuror e SPAK dhe të gjejnë lidhjen se si parët tona dhe këta njerëzit këtu, Ilir Deda dhe Mirel Mërtiri bashkëpunojnë. Paratë tona me firmën e këtij zotërisë këtu shkojnë në kompani të tjera dhe marrin taksat tona pa asnjë shërbim.

ME FOTO- Briseida Shehaj publikon faturën: Kjo është skema e

Fevziu: Si i kanë marrë paratë?

Briseida Shehaj: Të them unë si i kanë marrë. Këtu ke kontratën që blejnë kontratën që është blerë 70 mijë euro dhe është faturuar qindra mijëra euro këtu tek ne. 100% të parave që marrin nga ne i merr ky, për Elbasanin i ka mashtruar thotë prokuroria, për SPAK është i ndershëm. Janë të lidhur me inceneratorët dhe është një skemë. Ajo skemë është kriminale dhe jo mashtruese. Të nxjerr faturat, këta jetojnë në Maltë në zonën më të lartë të Maltës.

briseida shehaj

Sondazh

Poll