Politike

Grida Duma: PD do forcohet shumë nga zgjedhjet lokale! Beteja që kemi nisur është e panegociueshme

Po ashtu, në fjalën e saj, Duma tha se beteja që kanë nisur do jetë e panegociueshme ndërsa theksoi se PD nga zgjedhjet lokale do të forcohet shumë dhe do të jetë bazamenti tjetër për zgjedhjet e përgjithshme.

13 Shtator 2022, 22:56 Nga k.m.
Grida Duma: PD do forcohet shumë nga zgjedhjet lokale! Beteja që kemi
Grida Duma

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur lidhur me situatën brenda selisë blu. E ftuar në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv, Grida Duma tha se tashmë qytetarët besojnë tek beteja e Partisë Demokratike.

Po ashtu, në fjalën e saj, Duma tha se beteja që kanë nisur do jetë e panegociueshme ndërsa theksoi se PD nga zgjedhjet lokale do të forcohet shumë dhe do të jetë bazamenti tjetër për zgjedhjet e përgjithshme.

"Njerëzit besojnë tani. Ka arsye të besosh se beteja do jetë e plotë dhe e panegociueshme. Së paku beteja, mund ta humbësh një gjë, por ta humbësh në fushëbetejë. Kjo siguron fitoren e ardhshme. Kjo i ndez njerëzit. Besoj se do ndodhë kështu për nevojën e të gjithëve. Jo për premtimin elektoral, por të gjithë kemi vënë të gjitha kuotat tona në këtë treg. Nuk e dua më verbin politik si shoqatë apo OJQ. O duhet ta fitojmë këtë betejë, ose të mbajmë përgjegjësi. E di me siguri se PD nga zgjedhjet lokale do forcohet shumë dhe do të jetë bazamenti tjetër për zgjedhjet e përgjithshme,"-tha Duma.

grida duma

Sondazh

Poll