Politike

Hallet e energjisë për dimër takojnë Kurtin me Ramën? Zbulohet ç'u diskutua në takimin e sotëm

Përparim Kryeziu ka thënë se me theks të veçantë në këtë takim që zgjati dy orë, diskutua për sfidat energjetike dhe shkëmbimet që po bëjnë KEK me KESH në Shqipëri. 

13 Shtator 2022, 19:55 Nga k.m.
Hallet e energjisë për dimër takojnë Kurtin me Ramën?
Albin Kurti dhe Edi Rama

PRISHTINË- Qeveria e Kosovës, nëpërmjet zëdhënësit Përparim Kryeziu, ka dhënë detaje lidhur me takimin e zhvilluar ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama. Duke folur për teve1.info, Kryeziu ka thënë se me theks të veçantë në këtë takim që zgjati dy orë, diskutua për sfidat energjetike dhe shkëmbimet që po bëjnë KEK me KESH në Shqipëri. 

“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESH,”- ka thënë ai.

Pasditen e sotme, Kurti e Rama kanë zhvilluar një takim të paparalajmëruar sot në Tiranë, i cili zgjati rreth dy orë.

takimi rama-kurti 13 shtator 2022

Sondazh

Poll