Politike

ME VIDEO/ “O ku je o i madh, Stresin si e kam?”- Sali Lushaj në protestën e Sharrës, Meta s'kalon pa i dhënë dorën

Sapo zbriti nga makina, në momentin kur po takohet me të gjithë protestuesit që janë mbledhur për ta mbështetur, Meta pikasi edhe Sali Lushjan, ndaj dhe nuk ngurroi që të shkëmbente disa batuta. 

13 Shtator 2022, 19:12 Nga k.m.
ME VIDEO/ “O ku je o i madh, Stresin si e kam?”- Sali Lushaj
Ilir Meta dhe Sali Lushaj

TIRANË- Ish-bodyguardi i Sali Berishës, Sali Lushaj iu është bashkuar protestës së thirrur nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në landfillin e Sharrës në periferi të kryeqytetit. Sapo zbriti nga makina, në momentin kur po takohet me të gjithë protestuesit që janë mbledhur për ta mbështetur, Meta pikasi edhe Sali Lushjan, ndaj dhe nuk ngurroi që të shkëmbente disa batuta. 

Madje e pyeti edhe për të birin, reperin Arkimed Lushajn, i njohur me emrin e artit, Stresi.

BISEDA MES TYRE:

Ilir Meta: O ku je o i madh, Stresin si e kam?

Sali Lushaj: Mirë!

Stresi vetë gjithashtu duket se ka pasur një marrëdhënie të mirë me ish-presidentit. Madje në protestat për vrasjen e Klodian Rashës, i kërkoi kreut të shtetit që t'i bashkohet tubimit të të rinjëve, madje pamjet e tij që thërriste Metën u bënë virale. 

ilir meta sali lushaj

Sondazh

Poll