Politike

Sot PL protestë në Sharrë, s'mungon as Kryemadhi. Ish-kryetarja e LSI e tërhequr, nuk mban as fjalim

Edhe pse ndodhej në Sharrë, Kryemadhi zgjodhi që të mos mbante asnjë fjalim për të gjithë të pranishmit, edhe pse ka qenë ajo që ka denoncuar inceneratorët për vite me radhë në daljet e saj publike, megjithatë sot vendosi që të heshtte.

13 Shtator 2022, 20:21 Nga k.m.
Sot PL protestë në Sharrë, s'mungon as Kryemadhi.
Monika Kryemadhi

TIRANË- Sot është mbajtur protesta e parë e Partisë së Lirisë që kur u ndryshua emri dhe u rikthye Ilir Meta në krye të institucionit politik që themeloi. Tubimi u mbajt te inceneratori i Tiranës, ku e pranishme ishte dhe Monika Kryemadhi. Edhe pse ndodhej në Sharrë, Kryemadhi zgjodhi që të mos mbante asnjë fjalim për të gjithë të pranishmit, edhe pse ka qenë ajo që ka denoncuar inceneratorët për vite me radhë në daljet e saj publike, megjithatë sot vendosi që të heshtte.

“Rasti i protestës aktuale të sotshme, për mua ka një rëndësi shumë të veçantë po themi vendi, sepse simbolizon transparencën në kuptimin më të thjeshtë: kryeministri Rama dhe kryetari i bashkisë në Komisionin Hetimor kanë thënë haptas që kompania ka investuar 128 milionë euro dhe asnjë qytetar nuk ka ardhur deri këtu sepse normal është pak e vështirë për të ardhur dhe jo vetëm qytetarët, por as ju mediat nuk keni ardhur. Gjithmonë kemi parë spote publicitare,” – u shpreh Kryemadhi, kur u mor në një intervistë nga Euronews.

Me rikthimin e Metës në PL, Kryemadhi duket se është tërhequr nga daljet e saj publike, duke u fokusuar në organizimin e partisë. 

monika kryemadhi protesta e pl ne sharre

Sondazh

Poll