Politike

E keni thirrur Berishën në protestë? Meta: Gjithsecili është i mirëpritur

Në momentin që u pyet nga gazetari Ardit Hoxha, nëse e ka ftuar kreun e PD-së Sali Berishën në protestë, Meta iu shmangë pyetjes, duke thënë se të gjithë janë të mirëpritur. 

13 Shtator 2022, 20:08 Nga I.A
E keni thirrur Berishën në protestë? Meta: Gjithsecili
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se të gjithë kanë qenë të mirëpritur te protesta që u organizua pasditen e sotme. Në momentin që u pyet nga gazetari Ardit Hoxha, nëse e ka ftuar kreun e PD-së Sali Berishën në protestë, Meta iu shmangë pyetjes, duke thënë se të gjithë janë të mirëpritur. 

Meta: Për ti thënë SPAK boll më me drejtësi me regji. Ja ku e keni monumentin e Korrupsionit.

Pyetje: A e keni thirrur Sali Berishën të vijë sot?

Meta: Jeni të gjithë të mirëpritur. Faleminderit që keni ardhur. 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e njoftoi një javë më parë protestën e sotme gjatë një konference për mediat. Partia e Lirisë prej kohësh ka denoncuar atë që ajo e quan një mega-aferë. Në protestën e sotme do të marrin pjesë eksponentë të ndryshëm të opozitës por ajo që bie në sy është mungesa e liderit të demokratëve, Sali Berisha i cili, është shprehur se në orarin kur do mbahet protesta ai do jetë në një takim tjetër në axhendë. 

ilir meta sali berisha protesta e pl ne sharre

Sondazh

Poll