Politike

Meta thirrje administratës: Mos u përdorni nga Rama, do protestojmë prap 

Po ashtu Meta tha se do të ketë protesta të tjera, pasi ato janë mënyra për të vendosur demokracinë në vend.

13 Shtator 2022, 19:23 Nga I.A
Meta thirrje administratës: Mos u përdorni nga Rama, do
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë protestës së sotme i ka bërë thirrje punonjësve të administratës që të mos përdoren nga pushteti i Ramës. Ai u shpreh se punonjësit duhet që të zbatojnë ligjin dhe të mos bëhen bedel për interesat  e tij. Po ashtu Meta tha se do të ketë protesta të tjera, pasi ato janë mënyra për të vendosur demokracinë në vend.

"Ndaj jemi sot këtu dhe do të vijmë përsëri, dhe do të shkojmë në çdo skenë krimi për t’u bërë të qartë të gjithëve se nuk do të shpëtojnë. Drejtësia është e popullit. Tu bëjmë të qartë se këto firma tashmë janë pronë e të gjithëve dhe askush nuk do të shpëtojë pa u ndëshkuar. Jemi këtu për tu bërë thirrje punonjësve të administratës, mos u përdorini nga Rama dhe mos u bëni bedel për interesat  e til. Zbatoni ligjin, ora e drejtësisë po vjen sepse populli shqiptar nuk ka më çfarë humbet. Ju falënderoj për këtë pjesëmarrje, për qytetarinë tuaj dhe jam i sigurt se përmes protestave do të vendosim demokracinë. Në një vend ku institucionet kanë rënë për shkak të iligjitimitetit e vetmja mënyrë për të vendosur demokraci është ngritja e popullit”, tha Meta.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e njoftoi një javë më parë protestën e sotme gjatë një konference për mediat. Partia e Lirisë prej kohësh ka denoncuar atë që ajo e quan një mega-aferë. Në protestën e sotme do të marrin pjesë eksponentë të ndryshëm të opozitës por ajo që bie në sy është mungesa e liderit të demokratëve, Sali Berisha i cili, është shprehur se në orarin kur do mbahet protesta ai do jetë në një takim tjetër në axhendë. 

ilir meta protesta e pl ne sharre

Sondazh

Poll