Politike

Protesta, Spaho: Afera më e madhe e këtyre 30 viteve të fundit

Gjatë fjalës së tij në protestë, Spaho është shprehur se komisioni i vjetshëm që u ngrit për këtë aferë, nuk ishte për të zbardhur të vërtetën, por që Rama të paraqiste versionin e tij.

13 Shtator 2022, 20:22 Nga I.A
Protesta, Spaho: Afera më e madhe e këtyre 30 viteve të fundit
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti demokrat Edmond Spaho ka deklaruar se afera e inceneratorëve është afera më e madhe korruptive e 30 viteve të fundit. Gjatë fjalës së tij në protestë, Spaho është shprehur se komisioni i vjetshëm që u ngrit për këtë aferë, nuk ishte për të zbardhur të vërtetën, por që Rama të paraqiste versionin e tij. Po ashtu Spaho tha se vjeshta e tanishme do të jetë e protestave. 

"Jam këtu për të bashkuar zërin me ju në emër të Partisë Demokratike për të protestuar ndaj aferës më të madhe kriminale dhe korruptive që ka ndodhur në 30 vitet e fundit. 430 mln euro janë dhënë për Incneratorët. Ky është njëri nga vendet e krimit. Në Elbasan është tërësisht jashtë funksionit, në Fier nuk është marrë në dorëzim. Ku shkuan paratë, 430 mln euro që kanë marrë ose do vazhdojnë t’i marrim nëse ne bëjmë sehir. Për të blerë zgjedhjet dhe mediat që të mos flasin. Vjet u ngritur një komision hetimor për të zbardhur këtë aferë. Synimi nuk ishte për të zbardhur këtë aferë por që Edi Rama të paraqiste variantin e tij te qytetarët shqiptarë. Këtë e them sepse dy nga gazetarët më aktivë që kishin shkruar më shumë nuk u lejuan në komision nga maxhoranca sepse gjoja kishin konflikt interesi.

Konflikti ishte akuza. KLSH nuk u ftua të depononte edhe pse ishte i pari organ i shtetit që hetoi. Një pjesë e fakteve që janë bërë publik kohët e fundit nga përfaqësuesit e PL na ishin vënë në dispozicion. Bëmë një reform të madhe në drejtësi që nga viti 2015 kur filloi edhe kjo aferë. Do kapen peshqit e mëdhenj. Do luftohet korrupsioni. Ku është SPAK-u? Për këta që marrin 430 mln euro nga xhepat e shqiptarëve e ka zvarritur çështjen prej 7 vitesh. A do presim ne të na marrin edhe pikën e fundit të djersës dhe punës duke rritur çmimin e naftës dhe energjisë elektrike për të zhvatur sat ë jetë e mundur këtë popull të varfër. Duhet të ngrihemi të gjithë. Nëse nuk i dalim zot vetes askush tjetër nuk kujdeset për ne. Kjo do të jetë vjeshta e protestave. Këta njohin vetëm gjuhën e forcës. Nuk njohin gjuhë tjetër," tha Spaho.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e njoftoi një javë më parë protestën e sotme gjatë një konference për mediat. Partia e Lirisë prej kohësh ka denoncuar atë që ajo e quan një mega-aferë. Në protestën e sotme do të marrin pjesë eksponentë të ndryshëm të opozitës por ajo që bie në sy është mungesa e liderit të demokratëve, Sali Berisha i cili, është shprehur se në orarin kur do mbahet protesta ai do jetë në një takim tjetër në axhendë. 

edmond spaho protesta e pl ne sharre

Sondazh

Poll