Aktualitet

Vrasja e Çeços/ Pajollari: Policia më kërcënoi ndaj pranova se kisha lidhje me Valterin, më thanë se do përfundoja në burg

Ajo ka rrëfyer se është kërcënuar nga policia se do të përfundonte në burg nëse nuk pranonte se ishte përfshirë në krimin e ndodhur dhe se për këtë arsye ka pranuar se ka pasur lidhje me Mollajn e ka përmendur emrat e të rinjve që aktualisht ndodhen në burg.

13 Shtator 2022, 14:49 Nga F.M
Vrasja e Çeços/ Pajollari: Policia më kërcënoi ndaj
Martin Çeço dhe Tina Pajollari

TIRANË- Tina Pajollari, vajza që u përfol si mollë sherri për vrasjen e Martin Çeços ka mohuar çdo gjë në të cilën është raportuar më herët se ishte e përfshirë pas krimit të ndodhur në rezervuarin e Kolanecit në Maliq.Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj janë pas hekurave për vrasjen e Martin Çeços, 26-vjeçarit që u gjet i mbytur në rezervuar. Ata akuzohen se e kanë mbytur me litar dhe kishin lënë pantoflat e Çeços buzë rezervuarit për ta bërë të dukej si vetëvrasje, por ‘telenovela’ e krijuar zbuloi se 26-vjeçari nuk ishte vetëflijuar. Version që u përfol fillimisht ishte se Pajollari, e dashura e Çeços kishte krijuar edhe një lidhje me Valter Mollajn.

Nga policia dhe prokuroria u tha në fillim se Valter Mollaj është i dyshuari kryesor për vrasjen dhe se krimin mendohet që ta ketë kryer për shkak të xhelozisë pasi ka patur lidhje intime jashtëmartesore me Tina Pajollarin. Por tani, e reja ka hedhur poshtë çdo deklaratë të bërë më herët. Në një intervistë për emisionin Uniko, ajo ka rrëfyer se është kërcënuar nga policia se do të përfundonte në burg nëse nuk pranonte se ishte përfshirë në krimin e ndodhur dhe se për këtë arsye ka pranuar se ka pasur lidhje me Mollajn e ka përmendur emrat e të rinjve që aktualisht ndodhen në burg.

Pjesë nga intervista:

Spartak Koka: Ke pranuar të japësh një intervistë të dytë për çfarë ka ndodhur për një ngjarje që tashmë është bërë shumë e njohur për opinionin publik, një ngjarje tragjike.

Martin Çeço nga Kolaneci ka humbur jetën dhe jeni personi i cili jeni përmendur nga policia, nga prokuroria në materialet hetimore për këtë çështje, person i cili thuhet që jeni personi i fundit që keni kontaktuar me Martinin. Në ç’rrethana e njihni ju Martin Çeçon?

Tina Pajollari: Më kishte çuar ftesë, e pashë, nuk e njihja, nuk desha ta pranoja. Pas 2 ditësh më kishte shkruar jashtë Facebookut “Të dua”, “çkemi”, “si je”, “e kam seriozisht”. Unë e pashë, nuk ktheva, i lashë ashtu përsëri. As kam folur, as e njihja.

Spartak Koka: Kur të ka shtuar si shok?

Tina Pajollari: Nuk e mbaj mend mirë. Verë ka qenë. Më kishte çuar ftesë, e pashë dhe nuk e pranova. As e njihja.

Spartak Koka: Të shkruajti në murin e jashtëm?

Tina Pajollari: Po, aty më kishte shkruar pastaj. I pashë dhe aty, prapë nuk ktheva gjë. Thashë nuk e njoh, për çfarë të pranoj.

Spartak Koka: Po në Messenger të kishte shkruar?

Tina Pajollari: Po, në Messenger i kishte shkruar. Kishte dërguar ca gjëra për të qarë, të dua, pse ma bën këtë, më fal Tina.

Unë nuk e dija fare për çfarë e kishte bërë më fal. Kur i hapi policia më tha për çfarë të ka kërkuar falje? I thashë nuk e di. Kush e di çfarë i ke thënë ti, tha, që ka kërkuar falje. Nuk kam shkruar fare i thashë unë.

Spartak Koka: Sa herë të ka shkruar? Të shkruante shpesh?

Tina Pajollari: Të them të drejtën vetëm një herë e pashë që më kishte shkruar jashtë…

Spartak Koka: Po në brendësi në Inbox?

Spartak Koka: S’të ka shkruar mesazh të brendshëm?

Spartak Koka: Vetëm jashtë?

Tina Pajollari: Vetëm jashtë se nuk e pranova.  

martin ceco valter mollaj tina pajollari

Sondazh

Poll