Aktualitet

Atentati i dështuar në Durrës, policia s'përmend Akil Nerjakun: Plumbi kapi mjetin e maqedonasit

Ajo që bën përshtypje është se në njoftim nuk përmendet fare Akil Nerjaku, i cili u raportua se ishte shënjestra e atentatit me snajper.  

13 Shtator 2022, 12:20 Nga F.M
Atentati i dështuar në Durrës, policia s'përmend Akil
Policia e Durrësit

DURRËS- Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentatin e dështuar një ditë më parë në Durerës. Në njoftim, policia bën me dije se plumbi i qëlluar nga një person që ndodhej brenda një makine, ka kapur mjetin e parkuar në zonën e plazhit. Makina ku ka rënë plumbi, sipas Policisë së Durrësit, është në pronësi të personit me inicialet B. A., 52 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Ajo që bën përshtypje është se në njoftim nuk përmendet fare Akil Nerjaku, i cili u raportua se ishte shënjestra e atentatit me snajper.  

Në drejtim të Besnik alias Akil Nerjaku është qëlluar në momentin që ai ka dalë nga mjeti i blinduar "Mercedes Benz", tip "G Class". Por, Nerjaku u shpëtoi plumbave. Nuk dihet arsyeja se përse Policia e Durrësit po e mban të fshehtë sulmin e organizuar ndaj këtij personi që rezulton se është me precedentë të mëparshëm penalë. 

Njoftimi nga Policia e Durrësit:

Më datë 12.09.2022, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Pavarësia”, është qëlluar një herë, me armë zjarri, në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit B. A., 52 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale është bërë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin ka lëvizur personi që ka qëlluar në drejtim të automjetit të parkuar. Vijon puna intensive për kapjen e autorit. Për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera. Theksojmë se në momentin e të shtënës me armë, në automjet nuk ka qenë asnjë person. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

akil nerjaku besnik nerjaku atentat me snajper ne durres

Sondazh

Poll