Aktualitet

CIA publikon listën, Shqipëria në vendin e 111 për shkallën e vdekshmërisë, më e ulëta në të gjithë rajonin

Shqipëria renditet në vendin e 111 me 7.31 të vdekur në 1 mijë persona përsa i takon vitit të kaluar 2021. Ndërkohë që në vend të parë renditet Serbia e cila ka një vdekshmëri me një koeficient prej 16.39.

13 Shtator 2022, 11:34 Nga d.a.
CIA publikon listën, Shqipëria në vendin e 111 për
CIA

SHBA- Agjencia amerikane e sigurisë (CIA) ka publikuar një raport ku renditet vdekshmëria në 229 vende të botës për vitin 2021.

Sipas listës së CIA-s, Shqipëria renditet në vendin e 111 me 7.31 të vdekur në 1 mijë persona përsa i takon vitit të kaluar 2021. Ndërkohë që në vend të parë renditet Serbia e cila ka një vdekshmëri me një koeficient prej 16.39. Në dhjetë vendet e para, përveç Serbisë, janë edhe Rumania, Lituania, Letonia, Bullgaria, Ukraina, Rusia, Estonia, Bjellorusia dhe Kroacia. 

CIA publikon listën, Shqipëria në vendin e 111 për
tabela

Të gjitha këto vende janë nga Evropa, ndaj i njëjti grup zë dhjetë vendet e para në listën e vendeve evropiane me vdekshmërinë më të lartë.

Nga vendet nga territoret e ish-Jugosllavisë, Kroacia është në vendin e 10-të, Sllovenia është e 28-ta, Mali i Zi i 30-ti dhe Bosnja dhe Hercegovina është e 32-ta.

raporti i cia vdekshmeria ne bote

Sondazh

Poll