Aktualitet

Shembja e Teatrit Kombëtar, SPAK 'gozhdon' për 3 orë Hervin Çulin, drejtori me çantë të zezë në dorë

Nuk dihet ende se çfarë ka dëshmuar drejtori i TK para hetuesve të SPAK. Pritet që në vijim të zbardhen detaje rreth dëshmisë e rrëfimit të Çulit si dhe për rrjedhën që mund të marrin hetimet pas kësaj 'interviste'.

13 Shtator 2022, 11:35 Nga F.M
Shembja e Teatrit Kombëtar, SPAK 'gozhdon' për 3 orë
Hervin Çuli

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë në pyetje Hervin Çulin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Çuli është marrë në pyetje për rolin e tij si drejtor i Teatrit Kombëtar. Për tre orë rresht, ai ka dhënë llogari para prokurorëve të posaçëm në rolin e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit të Teatrit Kombëtar. 

Nuk dihet ende se çfarë ka dëshmuar drejtori i TK para hetuesve të SPAK. Pritet që në vijim të zbardhen detaje rreth dëshmisë e rrëfimit të Çulit si dhe për rrjedhën që mund të marrin hetimet pas kësaj 'interviste'. 

Hervin Çuli është fiksuar teksa ka dalë nga ambientet e SPAK me një çantë të zezë në dorë, ndërsa është duke folur në celular.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke kryer hetime për shpërdorim detyre gjatë procesit të miratimit të vendimit dhe ekzekutimit të tij me finalizim prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit 2020. Hetimi nisi pas kallëzimeve të bëra nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, më 31 dhjetor 2019 dhe 23 janar 2020.

hervin culi teatri kombetar aleanca per mbrojtjen e teatrit

Sondazh

Poll