Aktualitet

Rrëfimi rrëqethës i Ornelës 8-vjeçare që mbledh manaferra: Ëndrra më e madhe që kam është të kem mjete shkolle!

Babai i tyre ka probleme me shëndetin mendor, madje bëhet dhe agresiv ndaj barra e familjes i ka rënë bashkëshortes së tij Majlindës. 

13 Shtator 2022, 11:24 Nga F.M
Rrëfimi rrëqethës i Ornelës 8-vjeçare që mbledh
Ornela

TIRANË- Ornela, 8 vjeçe është një nga tre fëmijët e familjes që jeton në Krrabë të Tiranës e që detyrohen të mbledhin manaferra gjithë verës për të blerë mjetet e reja shkollore. Me zërin që i dridhet për të mbajtur lotët, 9-vjeçarja tregon për mikrofonin e “Fiks Fare” dhe gazetaren Jonida Mukja se bashkë me të ëmën del çdo ditë nga shtëpia në orën 06:00 të mëngjesit e deri në mesditë mbledhin manaferra.

Më pas, manaferrat i shesin në treg që të arrijnë të sigurojnë para për të blerë mjete shkollore për të vegjlit. Ëndrra më e madhe e Ornelës është që të shkojë në shkollë si të gjitha shoqet e saj dhe ta ketë të atin në krah, i cili ka probleme të shëndetit mendor.

Lulzimja 12 vjeçe, Ornela 9 vjeç dhe Arbri 6 vjeç janë tre fëmijët që bashkë me nënën e tyre Majlindën çdo ditë dalin në kodrinat përreth shtëpisë së tyre për të grumbulluar manaferra. Babai i tyre ka probleme me shëndetin mendor, madje bëhet dhe agresiv ndaj barra e familjes i ka rënë bashkëshortes së tij Majlindës. 

Biseda e Ornelës së vogël me gazetaren:

Gazetarja: Si e ke emrin

Vajza: Ornela

Gazetarja: Sa vjeçe je

Vajza: 8

Gazetarja: Në çfarë klase shkon

Vajza: Në klasë të tretë

Gazetarja: Ke dëshirë të shkosh në shkollë

Vajza: Po

Gazetarja: Sa larg e ke shkollën

Vajza: Gjysmë orë për të ikur

Gazetarja: Gjysmë ore në këmbë

Vajza: Po

Gazetarja: Në çfarë ore dole me mamin për të mbledhur manaferra

Vajza: Në orën 06:00

Gazetarja: Në çfarë ore do të ikësh në shtëpi

Vajza: Në orën 12 ose 1

Gazetarja: Çfarë ke bërë ti gjatë këtyre pushimeve verore

Vajza: Duke mbledhur manaferra

Gazetarja: Po gjatë pasdites

Vajza: Prapë

Gazetarja: Dëshira jote më e madhe që ti ke

Vajza: Të kem gjëra shkolle

Gazetarja: Tjetër

Vajza: Të kem një çantë dhe fletore, të kisha dhe babin në krah, shoqet e mia marrin mjete në shkollë, por unë s’kam.

ornela jonida mukja fiks fare

Sondazh

Poll