Sport

Doli në nxehje dhe ulet në stol, lojtari i Real Madrid acarohet me zgjedhjen e Ancelottit, godet shishen e ujit nga inati (video)

Real Madrid fitoi 4-1 nda Mallorca-s me golat e Valverdes, Vinícius, Rodrygos dhe Rudiger. Ekipi madrilen kishte një moment të keq në pjesën e parë, por ka dikush që e ka kaluar më keq ndeshjen e sotme dhe ai është Marco Asensio.

11 Shtator 2022, 18:42 Nga DOSJA

Doli në nxehje dhe ulet në stol, lojtari i Real Madrid acarohet me

SPANJË- Real Madrid fitoi 4-1 nda Mallorca-s me golat e Valverdes, Vinícius, Rodrygos dhe Rudiger. Ekipi madrilen kishte një moment të keq në pjesën e parë, por ka dikush që e ka kaluar më keq ndeshjen e sotme dhe ai është Marco Asensio. Lojtari i Real Madrid ishte shumë i mërzitur pasi Ancelotti vendosi se nuk do të luante asnjë minutë.

Lojtari, i cili ka qenë shumë afër largimit nga Real Madrid, ishte duke bërë nxehmje gjatë pjesës së dytë. Carlo Ancelotti vendosi të zgjedhë Nacho Fernández për atë pozicion. Një vendim që u prit shumë keq nga Marco Asensio, i cili goditi shishen e ujit dhe u ul në stol deri në fund të lojës me pakënaqësi të shkruar në fytyrë.

Carlo Ancelotti u pyet për këtë sjellje të lojtarit: "Zemërimi i Asensios që nuk luajti? Jam dakord me të, ndaj do ta marr parasysh". Shumë më kritik ishte drejtori Dani Garrido: "Sjellja e tij është absolutisht e papranueshme. Ai është si një fëmijë i vogël, ai nuk është imazhi i një sportisti profesionist.

E.Ç (Dosja.al)

asensio real madrid

Sondazh

Poll