Sport

Tottenham kërkon falje, një gabim kompjuteri 'anulon' ndeshjen me Sporting...

Klubi londinez mëngjesin e sotëm ka konfirmuar, se problemi teknik është tejkaluar dhe ndeshja do të zhvillohet, sipas planifikimit të ndeshjeve të Champions League nga UEFA

11 Shtator 2022, 14:48 Nga DOSJA

Tottenham kërkon falje, një gabim kompjuteri 'anulon'

ANGLI - Klubi londinez i Tottenham u detyrua t'u kërkonte falje tifozëve këtë të dielë, pasi një 'gabim teknik' kishte anuluar në faqen e klubit, ndeshjen e dytë të Champions League, që do të zhvillohet të martën kundër Sportingut, në stadiumin ‘José Alvalade’ të Lisbonës.

Klubet angleze nuk luajtën këtë fundjavë, për shkak të pezullimit të ndeshjeve në respekt të zisë së shpallur në Britani nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II.

Tottenham kërkon falje, një gabim kompjuteri 'anulon'

Mëngjesin e sotëm, pas shtyrjes së transfertës në Manchester City këtë të shtunë, në kalendarin në faqen e klubit të Spurs thuhet se ndeshja kundër Sportingut është shtyrë, gjë që ka shqetësuar tifozët. Më pas Tottenham konfirmoi, se problemi teknik është tejkaluar dhe ndeshja do të zhvillohet sipas planifikimit të kalendarit të Champions League nga UEFA.

Tottenham kërkon falje, një gabim kompjuteri 'anulon'

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll