Sport

Probleme familjare për Insignen, dedikimi i portierit për ish-futbollistin e Napolit (video)

Toronto kishte njoftuar në fakt mungesën e ish-lojtarit të Napolit për sfidën mjaft delikate ndaj Atlantës, një prej skuadrave më të njohura dhe kampione të MLS-së vetëm pak vite më parë.

11 Shtator 2022, 12:47 Nga DOSJA

Probleme familjare për Insignen, dedikimi i portierit për

SHBA- "Lorenzo Insigne po përballet me një situatë të vështirë familjare dhe nuk do të stërvitet. Domenico Criscito nuk ishte në ndeshje për të mbështetur Lorenzon dhe familjen e tij. Nga respekti për familjen Insigne, ne nuk do të komentojmë më për këtë." Me këtë deklaratë për shtyp, Toronto kishte njoftuar në fakt mungesën e ish-lojtarit të Napolit për sfidën mjaft delikate ndaj Atlantës, një prej skuadrave më të njohura dhe kampione të MLS-së vetëm pak vite më parë.

Ndeshja u mbyll 4-2 për Atalantën. Mendimet e tifozëve, drejtuesve dhe lojtarëve në fushë u kthyen drejt napoletanit, siç dëshmohet nga gjesti i portierit Quentin Westberg.Është minuta e 12' e lojës, rezultati është ende 0-0, kur Westberg neutralizon penalltinë e Luiz Araujo. Portieri 36-vjeçar franko-amerikan, i inkuadruar nga kamerat, shikon kamerën dhe bën gjestin me gishta numrin 24, atë që Lorenzo Insigne ka veshur prej vitesh me fanellën e Napolit dhe që donte ta mbante te skuadra e re.

E.Ç (Dosja.al)

toronto insigne

Sondazh

Poll