Sport

Atalanta 'gabon' dhe humbet epërsinë në renditje, tani tri skuadra në krye të Seria A...

Bergamaskët tani u bashkuan me Napoli dhe Milanin në krye të renditjes, të gjithë me nga 14 pikë

11 Shtator 2022, 15:16 Nga DOSJA

Atalanta 'gabon' dhe humbet epërsinë në renditje, tani

ITALI - Atalanta humbi këtë të dielë lidershipin e Serisë A në javën e gjashtë, duke barazuar 1-1 në shtëpi ndaj Cremoneses së dëshpëruar, që kishte vetëm një pikë. Bergamaskët tani u bashkuan me Napoli dhe Milanin, të gjithë me nga 14 pikë.

Në ‘Gewiss Stadium’, vendasit kaluan në avantazh në minutën e 74-të me anë të turkut Demiral, por pak më pas, në minutën e 79-të, Valeri rivendosi barazimin 1-1, rezultat, i cili qëndroi deri në fund.

Në këtë mënyrë Atalanta, e cila pati tri fitore radhazi, nuk mundi të ruante avantazhin që kishte ndaj dy kundërshtarëve më të afërt. Cremonese mbetet megjithatë në vendin e 18-të dhe të tretë nga vendi i fundit, me vetëm dy pikë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll